KORÇA

Një mjek dhe dy infermierë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në spitalin e Korçës pasi i shërbyen 82- vjeçares e cila u shënua si rast i ri.

Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se mjeku dhe infermierët i kanë shërbyer të infektuarës me koronavirus prej disa ditësh teksa ajo ishte e shtruar.

Ndërkohë kjo e moshuar është bërë shkak i një vatre të re në Korçë, ku 5 kontakte të afërta të saj rezultuan pozitivë, mes tyre një punonjës i Bashkisë së Korçës. Ky i fundit punon në sektorin e Urbanistikës në Bashki dhe kjo ka bërë që të karantionhet i gjithë stafi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb