FIER

Një prej rasteve të reja me COVID-19 në vend është dhe një grua 46 vjeçe nga fshati Kallm i Fieri.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se gruaja po ndiqet me mjekim në shtëpi. Ajo u diagnostikua nëpërmjet 127-ës pasi shfaqi simptoma të koronavirusit.

Gruaja nuk ka treguar lëvizjet që ka bërë ndaj nuk dihet ku është infektuar. Po vazhdon hetimi epidemiologjik. Në karantinë anëtarët e familjes që mendohet janë 6 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: