Në një intervistë në Këshillin e Atlantikut, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur për largimin e disa kryebashkiakëve të majtë, të dalë nga procesi i 30 qershorit, pasi u bënë subjekt i ligjit të Dekriminalizimit, siç ishte ai  i Vorës, Agim Kajmaku, apo dhe kryetarë të tjerë lokalë të akuzuar nga opozita.

Lidhur me këtë, kreu i qeverisë shqiptare tha se Partia Socialiste, që ai drejton, është e vetmja parti që është distancuar nga këto raste dhe nuk i ka mbrojtur.

“Ka njerëz që thonë pse nuk merreni me politikanët. Është shumë e thjeshtë, nuk është qeveria, unë, nuk është policia që duhet të merret me keqbërjet e politikanëve, por është drejtësia. Do kërkojë kohë, forcën e institucioneve, por nuk jemi më 1945. Nuk kam pushtetin e 1945 që të ndjek nga pas të gjithë politikanët dhe t’iu them që kanë bërë diçka të gabuar. Ne kemi një inspektorat, që vlerëson punën e politikanit. Por, nëse në të ardhmen politikanët kapen duke bërë diçka të gabuar dhe dënohen, si këta kriminelë,

Partia nuk është një vend ku ti bën hetime dhe gjyqe, ku ti zgjedh se kush do të marrë pjesë. Partia asnjëherë nuk gjykohet nga keqbërja e disa individëve, por nga mënyra se si reagon, nëse partia bëhet avokate në mbrojtje e për të shfajësuar para publikut njerëz që kanë lidhje me gjëra jo të mira. Kjo përbën problem. Por nuk mund të më thuash një rast të vetëm ku ne nuk jemi distancuar, kur drejtësisë i është dashur të bëjë punën e vet. Jemi e vetmja parti, që e kemi bërë këtë”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb