MAQEDONI E VERIUT

Policia e Maqedonisë së Veriut ka rrethuar shtëpinë e Prokurores Speciale , Katica Janeva në Shkup, pasi është lëshuar një urdhër për arrestimin e saj. Pas rrethimit ajo është shoqëruar nga disa efektivë të policisë.


Janeva gjatë ditës së djeshme dëshmoi për rastin “Reket” por sot statusi i saj është ndryshuar nga dëshmitare në të dyshuar, raportojnë mediat fqinje.

Policia javë më parë ka bastisur banesën e kryeprokurores së dorëhequr, Katica Janeva, të cilës i është marrë edhe  celulari për shkak të dyshimeve dhe lidhjeve me drejtuesin e televizionit 1 TV, Bojan Jovanovski dhe një afaristi tjetër, Zoran Milevski, të cilët janë paraburgosur pas denoncimeve se kanë marrë 1.5 milion euro nga biznesmeni Orce Kamçev, duke i premtuar masa lehtësuese, apo edhe lirim nga akuzat në procesin gjyqësor që po zhvillohen kundër tij.

Këto lëvizje vijnë pas publikimeve te videove nga gazeta italiane “La Verita”, e cila tregonte biseda dhe pazare mes personave të lartpërmendur.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb