Partia Socialiste me firmën e 30 deputetëve, ka kërkuar ditën e sotme që Kuvendi i Shqipërisë të ratifikojë me procedurë të përshpejtuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

PS kërkon të futet në rendin e ditës në seancën e nesërme.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe ambasada e Suedisë në Shqipëri Elsa Håstad, e cila ka komentuar në postimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla rrjetin social facebook.

“Faleminderit shumë Shqipëri. Ne jemi NATO”, shkruan ambasadorja Håstad në shënimin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: