Me nisjen e raundit të dytë të regjistrimeve, një numër i lartë maturantësh zgjedhin të vazhdojnë rrugëtimin akademik në Universitetin “Luarasi”. Në fazën e parë të këtij raundi, shifrat e studentëve të regjistruar në të tre fakultetet kanë qënë befasuese, krahasuar me një vit më parë. Ky fakt pohohet nga vetë rektori Prof.Dr. Et’hem Ruka i cili bën me dije se maturantët që kanë zgjedhur Luarasin kanë një mesatare të lartë. Më tej, ai shton se ky universitet ofron dhjetëra bursa ekselence dhe nevoje duke i ardhur në ndihmë çdo të riu që dëshiron një të ardhme profesionale të sigurt.

Dekani i Ekonomikut pranë “Luarasit”, Mateo Spaho thotë se synimi i universitetit është përgatitja e profesionistëve të denjë për tregun e punës. Sipas tij, të rinjtë që do të diplomohen në një nga programet e studimit në këtë universitet do të sigurojnë të ardhura deri në 80% më të larta krahasuar me degët e tjera.

Akreditimi maksimal dhe standarti i lartë i mësimdhënies  janë dy nga pikat më të forta që kanë afruar maturantët drejt rrugës së dijes pranë Luarasit. Prof. dr. Ethem Ruka shpjegon se kombinimi i teorisë me praktikën, intershipet dhe leksionet nga ekspertët më të mirë vendas e të huaj, iu sigurojnë studentëve jo thjesht një diplomë, por një të ardhme të sigurt.

Rektori  iu bën thirrje maturantëve që në raundin e dytë,  të nxitojnë të regjistrohen në universitetin Luarasi, pasi kuotat e lira janë drejt fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb