Analisti politik Ismail Tasholli, në emisionin ‘RealStory’ komentoi rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Gjatë bisedës në studio, Tasholli tha se në këto zgjedhje Vetëvendosja ka dalë e humbur, duke u shprehur se kishte një përgjysmim të fuqisë së saj politike.

Për analistin, ky rezultat i dobët ishte për faktin se kryeministri Albin Kurti nuk arriti të ndërtojë një fabul elektorale me rëndësi lokale.

“Vetëvendosje ka dalë keq nga zgjedhjet lokale.  Ajo që ndodhi është më shumë se përgjysmim i fuqisë së asaj politike, për shkak se nuk ka pasur fabul elektorale në kuptimin lokal. Ajo ka pasur shumë vështirë ta ndërtojë fabulën. Është prodhuar edhe një tallje me kandidatët e tyre, sepse kanë qenë  me shumë pak nivel. Albin Kurti bëri gabimin esencial kur provoi që emri i tij të jetë garant për kandidat lokal”, tha më tej analisti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb