Kryetarja aktuale e Tetovës, Teuta Arifi, ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut. Ajo në një dalje për shtyp nga Tetova ka thënë se nuk kemi arritur rezultat të mirë në këtë raund zgjedhor pasi kundër kandidati i saj udhëheq bindshëm në këtë qytet. Ajo tha se qytetaret e Tetovës kanë zgjedhur tjetër udhëheqje për 4 vitet e ardhshme. Në fund të fjalimit ajo e ka uruar Billal Kasamin për fitoren.

Ndërkohë para selisë së VMRO-së kanë filluar festimet. Njerëz me këngë e valle kanë filluar festimet për fitoren e kësaj partie, ndërkohë që presin fjalimin e kryetarit të tyre Hristja Mickoski. Kjo parti edhe pse në opozitë udhëheq bindshëm në shumicën e komunave.

Daulle

Nga të dhënat e para të KSHZ-së duket qartë se VMRO-ja fiton bindshëm para LSDM-së. Në Manastir është duke prirë kandidati i VMRO-DPMNE-së, me kandidatin Toni Konjanovski me 51.21% duke lënë pas kandidatin e LSDM-së Hristo Kondovski i cili tashmë ka 44.73%. Rreth gjysmë ore më parë, kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Ohrit, Kiril Peçakov, në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se ka fituar në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Nga ana tjeter kandidatja e pavarur Danella Arsovska duket se udhëheq bindshëm në Qytetin e Shkupit. Janë numëruar 52,55% e votave në qytetin e Shkupit dhe ajo udhëheq me gati 20 mijë vota para, ose në përqindje me mbi 60%. Kryetari aktual, Petre Shilegov, ka arritur të marrë vetëm 43.413 deri më tani.

Kryeministri Zoran Zaev është shprehur se nëse humbet Shkupin do të japë dorëheqjen nga posti i tij.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb