GREQI-Një ditë pas raundit të parë të bisedimeve mes Greqisë dhe Shqipërisë në Tiranë, në lidhje me marrëveshjen e re për çështjen e detit, ka reaguar Ministria e Jashtme e Greqisë. Ministria greke ka përshëndetur klimën pozitive e konstruktive të raundit të parë të bisedimeve.

Me një deklarate modeste, zyrtare e tepër të shkurtër, ministria greke informon se më 30 prill u zhvillua ne Tiranë raundi i parë i bisedimeve për përcaktimin e zonave detare te dy vendeve dhe se takimi u krye në klime bashkëpunimi e ishte konstruktiv.
min-greke
Kujtojme se mbajtja e këtij raundi të parë bisedimeh në Tiranë ishte paralajmëruar nga ministri Ditmir Bushati javën e kaluar ne një intervistë per Zërin e Amerikës.

“Ka patur vonesa për shkak të siuatës së brendshme dhe për shkak të nevojës për një rakordim më të mirë nga ana jonë. Javën tjetër do të jetë raundi i negociatave në nivel të ekspertëve shqiptarë dhe grekë sa i përket marrëveshjes, apo tekstit për një marrëveshje për kufizimin e zonave detare. Ndërkohë, puna po vazhdon në të gjitha frontet e tjera. Mendoj se i gjithë procesi i bisedimeve për të gjithë temat që janë në bisedime me Greqinë është futur në hullitë e normalitetit dhe besoj se do të kemi mundësinë që të ecim përpara në adresimin e këtyre temave”, deklaroi Bushati.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb