Klubet shqiptare që do të marrin pjesë në kompeticionin më të ri europian, UEFA Conference League janë njohur tashmë me kundërshtarët, me të cilët do të përballen në raundin e parë, për të vijuar më tej rrugëtimin drejt grupeve të këtij kompeticioni.

Sakaq, mësohet se UEFA ka bërë një modifikim të kalendarit për dy klubet shqiptare pjesëmarrëse në këtë turne, duke ndryshuar fushën pritëse. Sipas këtij vendimi të marrë së fundmi, ekipi i Partizanit do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj moldavëve të Sfintul George, ndërsa ndeshjen e kthimit do ta luajnë në transfertën e Moldavisë.

Gjithashtu, edhe ekipi i Laçit, që shorti i ka përcaktuar përballë Podgoricën, sipas vendimit të fundit, do të duhet të udhëtojë drejt Malit të Zi për të zhvilluar ndeshjen e parë, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Shqipëri. UEFA ka vendosur që sfida e parë mes këtyre dy ekipeve të luhet më 6 korrik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: