Nga: Znj.Vjollca-
500 gr ravioli
100 gr salcë ulliri
5 lugë gjelle vaj ulliri
3-4 kokrra domate
1 lugë kafeje kaperi
2 açuge
Borzilok
Kripë
Piper i zi

Fillimisht ziejmë raviolit në ujë të bollshëm me kripë. Ndërkohë në një tas trazojmë salcën e ullirit me 3 lugë gjelle vaj ulliri. Më pas shtojme domatet të prera në kubikë të vegjel (pa fara), kaperin, açuget dhe borzilokun e copëtuar. I rregullojmë me kripë dhe piper dhe i bashkojmë me raviolit duke i servirur të ngrohta.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb