Raiffeisen Bank International AG (RBI) ka rishikuar perspektivën e saj për shkak të ndryshimit të rrethanave që ndikojnë në mjedisin e përditshëm dhe ekonominë globale, si rezultat i masave që janë marrë për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Ka të ngjarë që kufizimet si pasojë e kësaj situate të sjellin një recesion të rëndë në zonën e euros (supozuar -4% PBB nëvitin 2020) me pasoja negative për tregjet e RBI-së (supozuarderinë -6% PBB nëvitin2020):

  • Ne po ulim pritshmëritë tona për rritjen e kredisë për vitin 2020.
  • Raporti i provigjioneve për vitin 2020 aktualisht pritet të rritet në 50 deri në 75 pika bazë, në varësi të kohë zgjatjes dhe ashpërsisë së situatës
  • Ne synojmë të arrijmë një raport kosto / të ardhurash prej rreth 55 përqind në planin afatmesëm dhe po vlerësojmë se si rrethanat aktuale do të ndikojnë në këtë raport në vitin 2021.
  • Në planin afatmesëm ne synojmë një kthim të konsoliduar të kapitalit prej afro 11 përqind, por ende jemi duke e vlerësuar ndikimin e mjedisit aktual nëpër fitueshmërinë e vitit 2020.
  • Konfirmojmë objektivin tonë të raportit CET1 rreth 13 përqind.
  • Bazuar në këtë raport ne synojmë të shpërndajmë 20-50 përqind të fitimit të konsoliduar.

RBI-ja ka publikuar gjithashtu raportin vjetor të vitit 2019, të cilën mund ta gjeni online në http://ar2019.rbinternational.com. Në këtë raport nuk është përfshirë pasqyra e rishikuar. Nuk kishte ndryshime të mëdha në shifrat kryesore krahasuar me shifrat e publikuara paraprakisht më 6 Shkurt 2020:

Rbi

Rbi 3

* * * * *

RBI-ja e konsideron Austrinë, ku është një bankë udhëheqëse korporative dhe investimesh, si dhe Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL) si tregun e saj. 13 tregjet e rajonit janë të mbuluara nga bankat e filialit. Për më tepër, Pjesë e Grupit RBI janë edhe shumë kompani të tjera që ofrojnë shërbime financiare, për shembull në qira financiare, menaxhim të pasurive apo M&A (përthithje dhe blerje).

Rreth 47,000 të punësuar ushërbejnë 16.7 milionë konsumatorëve përmes për afërsisht 2,000 degësh biznesi, pjesamë e madhe e tyre në EQL. Aksionet e RBI-së janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat Rajonale Austriake Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa tjetër është në gjendje të lirë. Brenda Grupit Bankar Austriak Raiffeisen RBI-ja është instituti qendror i Bankave Rajonale Raiffeisen dhe institucioneve të tjera kredituese.

http://www.rbinternational.com

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: