Disa sulmues të armatosur kanë rrëmbyer 5 kinezë në një minierë ari në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Personat e armatosur sulmuan minierën në qytetin Fizi, në provincën Kivu Jugore, ndërsa bëhet fjalë për një minierë me të cilën menaxhon kompania Bayond, bënë të ditur mediat lokale. Gjatë sulmit është vrarë një polic ndërsa janë rrëmbyer 5 kinezë.

Gupe të armatosura në rajon shpesh rrëmbejnë njerëz dhe kërkojnë shpërblim.

Pjesa lindore e RD të Kongos, ku është kufiri me Ruandën, Ugandën dhe Burundin, është bastion i sulmeve dhe përleshjeve të grupeve të armatosura tashmë 20 vite duke tentuar të kontrollojnë minierat e arit dhe kobaltit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb