Astrit Patozi nuk është zyrtarisht një kandidat në garën për kreun e ri të Partisë Demokratike për shkak se 6 kushtet e vëna prej tij për një “përballje transparente” nuk u pranuan nga lidershipi i partisë.

Kaq mjaftoi që Patozi të shpërthente duke pretenduar se nga ana e Lulzim Bashës i ishte ofruar një pazar por që ishte refuzuar prej tij.

Kjo deklaratë e fortë, është komentuar edhe nga “Rilindja Demokratike”, organi zyrtar i PD-së, që për një kohë të gjatë ka patur për kryeredaktor pikërisht Astrit Patozin.

Në një shkrim të titulluar “Garancitë statutore e gara e barabartë nuk janë Pazar”, gazeta e PD nuk ngurron të fshikullojë ashpër ish-kryeredaktorin e saj.
rdja
PJESË NGA SHKRIMI I PUBLIKUAR NË RILINDJEN DEMOKRATIKE
Insinuata aspak të denja dhe të pista janë hedhur në tregun mediatit nga Astrit Patozi në lidhje me negociatat me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Ristani për dialogun mbi gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për kushtet e barabarta të garës në PD në respekt të Statusit të partisë. Pasi nuk ka mundur të arrihet gjuha e përbashkët, Patozi i ka konsideruar këto negociata të Ristanit si ofertë për pazar nga Basha. E turpshme kur hidhen në tregun mediatik dhe kundërshtohen si të rreme nga pala tjetër.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka hedhur poshtë deklaratat e Astrit Patozit, i cili tha në emisionin “Top Story” se Basha i ofroi “pazar” që ai të mos e sfidojë.
Ristani shkruan se ndjen keqardhje që “negociimi” për garanci statutore dhe kushte të barabarta gare në PD konsiderohet si pazar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb