DURRES- Banorët e Durrësit janë habitur sot me shfaqjen që kanë rezervuar retë për ta. Ata konfirmojnë për agjencinë e lajmeve BalkanWeb se sot rreth orës 12:00 në qiellin e Durrësit kanë vërejtur një re në formë kryqi, e cila qëndroi pa lëvizur për një kohë të gjatë.

 

photo

Të befasuar nga forma e pazakontë e resë, ata e kanë fotografuar duke u bërë vetë reporterët e ngjarjes.

Ky kryq ngjason me kryqin e perandorit Kostandin, i cili e vendosi në mburojat e çdo ushtari dhe flamujt dhe fitoi betejën sipas udhëzimit që i kishte bërë këshilltari i tij i krishterë, “nën këtë kryq do fitosh dhe sundosh”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: