TIRANE- Pas deklaratës së Ministrisë së Brendshme për akuzat mbi kriminalizimin e Policisë së Shtetit që iu bënë sot nga selia blu, vjen sërish reagimi nga demokratët. Kështu, në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Arben Ristani, ndërsa shtoi se PD ka thënë vetëm të vërtetën për policinë.

Ristani pohoi se askush nuk do të dëshironte që Ministri i Brendshëm i këtij vendi të ishte nën akuzë si pjesë e grupeve kriminale që kontrollojnë trafikun e droges dhe armeve.

STATUSI I RISTANIT
Ministria e Brendeshme quan dhune verbale ndaj Policise se Shtetit, reagimet e PD per situaten e rendit dhe sigurise ne vend dhe situaten e krimit brenda policise se shtetit.
Te thuash te verteten nuk eshte dhune verbale. Eshte verb, qe qofte edhe me ashpersi apo force, kerkon te zgjoje te njerzit e ndershem te policise se shtetit, ndjenjen e detyres, respektimit te ligjit dhe dashurise per kete vend.
Askush nuk do te deshironte qe Ministri i Brendshem i këtij vendi te ishte nen akuze si pjese e grupeve kriminale qe kontrollojne trafikun e droges dhe armeve. Askush nuk do donte drejtuesit me te larte te policise se shtetit nen arati nga frika e ligjit, askush nuk kenaqet qe mbi 100 oficere policie te identifikohen nga shërbimet sekrete si bashkëpuntore ne kanabizimin e vendit.
Te gjithe duam nje Shqiperi ndryshe, pa qeveri, parlament, polici, administrate e pushtet lokal te kriminalizuar.
Te vertetat duhen thene edhe kur duket sikur perplasen ne vesh te shurdher.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: