Transferimi rekord i Nejmarit është padyshim tema e diskutimit në të gjithë opinionin sportiv. Në lidhje me këtë transferim ka folur edhe trajneri i Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo i cili shquhet për mendimet e tij kundër “rrymës”.

“Kur ne shpenzuam vitin e kaluar 105 milionë euro për Pogba, ju thatë që nuk vlen aq shtrenjtë. ju mun të përdorni fjalën “i dashur” për ata lojtarë më të cilët çmimi nuk përputhet me cilësitë e tyre.

200 milionë, nuk mendoj se Nejmar është i shtrenjtë. Unë mendoj se problemi është se tani nuk do të ketë shumë lojtarë që do të vlejnë 100 milionë stërlina, 80, 60. Ky është problemi ‘nejmarizmi’.

Ai është një nga më të mirët në botë, që peshon shumë komercialisht dhe PSG ka menduar qartëë në lidhje me këtë gjë. Problemi nuk është Nejmar, por pasojat e transferimit të tij”, u shpreh portugezi./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: