TIRANË

Avokati Spartak Ngjela e sheh pozitiv reagimin dhe informacionin e dhënë nga Prokuroria e Tiranës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Ngjela tha në “Real Story” në News24 se deri tani prokuroritë shqiptare kanë qenë memece dhe ose kanë punuar me urdhrin politik ose me korrupsionin. Por avokati thotë se në këtë rast prokuroria ka qenë e detyruar të japë informacion në funksion të ekuilibrit shoqëror.

“Më të pastra janë SPAK dhe Gjykata e Posaçme. Deri tani prokuroritë shqiptare kanë qenë memece sepse ose kanë punuar me urdhrin politik ose me korrupsionin. Korrupsioni ka dy krahë, nuk është vetëm material por dhe moral. Për faktin që ka dhënë informacion ka qenë e detyrueshme në funksion të ekuilibrit shoqëror. Po prishej ekuilibri shoqëror dhe politika po e shfrytëzonte për destabilizim. Ajo ka bërë shumë mirë. Nuk është vrasje në shkallët e kryeministrisë, nuk është tek sheshi ‘Skënderbej’, nuk është në Presidencë. Prokuroria ka bërë shumë mirë që ka dhënë etapat. Gjithë problemi qëndron që në këto momente në qoftë se prokuroria ka filluar të shpjegojë për këtë çështje duhet të kuptojmë se është e detyruar dhe ligjërisht dhe moralisht.
Edhe polici nuk ishte në një formacion ruajtjeje të një proteste të madhe shoqërore, qoftë në bulevard qoftë në sheshin ‘Skënderbej’ por dhe ai që u vra ishte një njeri i thjesht, një djalë i ri”, tha Ngjela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb