Ministri i Brendshëm Niko Peleshi, në një lidhje telefonike në “Open” ka folur në lidhje me zjarret dhe mënyrën se si procedohet në rastet e emergjencave.

Peleshi ka deklaruar se mënyra se si veprohet në rastet e emergjencës janë që fillimisht reagon pushteti vendor, kur shteron kapacitetet i drejtohet pushtetit qendror, hallka e radhës është mekanizmi europian dhe i fundit kontaktimi i kompanive private.

Ai ka sqaruar se po nisen procedurat për një marrëveshje afatgjatë, në mënyrë që mjetet të jenë të gatshme sa herë që të lindë nevoja, dhe sigurisht edhe me çmime më të favorshme.

Niko Peleshi: Lidhim kontrata edhe me kompani private dhe e kemi bërë edhe vitin e kaluar, por pasi pamë që as tre helikopterët e mekanizmit europian as i yni nuk bënin punë, kontaktuam kompani private.

Klodiana Lala: Kur nuk marrim dot ndihmë nga mekanizmi a na vjen dot një helikopter nga kompani private? A ka kontrata?

Niko Peleshi: Nëse kemi një emergjencë përdorim kapacitetet e brendshme që janë të limituara. Përballja me emergjencat ka një rend. Në fillim reagon pushteti vendor, pastaj e ka ministria.

Pushteti vendor nëse shteron mundësitë na drejtohet ne. Ne pastaj mekanizmit europian e nëse nuk mjaftojnë i drejtohemi operatorëve privat. Ne po nisim procedurën për një marrëveshje kuadër afatgjatë që ta kemi aty dhe të mos na duhen më procedura emergjente pasi janë më të shtrenjta dhe t’i kemi aty sa herë na duhen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb