Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se sot është arrestuar Salih Mustafa në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ndërsa, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i ka dhënë përkrahje operacionale dhe logjistike Zyrës së Prokurorit të Specializuar në bazë të mandatit të tij dhe në përputhje me legjislacionin e Kosovës.

Kështu thanë në një përgjigje dërguar për Telegrafin nga zyra për shtyp e EULEX-it.

“Siç është cekur në komunikatën për shtyp, të lëshuar sot nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZSP), sot në Kosovë është arrestuar Salih Mustafa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të urdhër arrestit, urdhrit për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i ka dhënë përkrahje operacionale dhe logjistike ZSP-së në bazë të mandatit të tij dhe në përputhje me legjislacionin e Kosovës”, kanë thënë për Telegrafin nga zyra për shtyp e EULEX-it.

Ndryshe, sipas njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Mustafa po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb