Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një statusi në “Twitter” ka postuar foto të policëve të lënduar, ndërsa thotë se agresorët do të mbajnë përgjegjësi.

  • foto galeri

“Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, shkruan Lleshaj.

Ministri Lleshaj ka reaguar sërish në “Twitter”, duke u shprehur se 5 punonjës të Policisë së Shtetit janë të plagosur në Spitalin e Traumës.

“5 punonjës të Policisë së Shtetit të plagosur janë në Spitalin e Traumës, pasojë e ethes për pushtet të një grupi të papërgjegjshëm parapolitik”, shkruan Lleshaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb