Barcelona shton çdo ditë e më shumë presionin për Lautaro Martinez. Drejtuesit e klubit blaugrana kanë shprehur publikisht pëlqimin e tyre për sulmuesin e Inter, një dëshirë e cila është sponsorizuar edhe nga vetë lojtarët, si Messi e Suarez. Përballë një presioni të tillë as Inter nuk mund të qëndroj shumë gjatë indiferent.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, Inter është i gatshëm të futet në negociata por vetëm me një kusht, në tratativë të përfshihet Antonie Griezmann. Dëshironi Lautaro? Ok, flasim për Griezmann, është kjo përgjigja që klubi ziklatër i dërgon Barçës. Kjo kërkesë e Interit nuk duket shumë jashtë logjike, Griezmann nuk u përshtat në asnjë moment në “Camp Nou”, nuk arriti kurrë të fitonte besimin e Messi dhe senatorëve të tjerë. Nga ana tjetër, si Messi ashtu dhe Suarez publikisht kanë shprehur pëlqimin e tyre për një transferim të mundshëm të Martinez duke shpërfillur kolegun francez. Nëse Barcelona është e gatshme ti plotësoj çdo dëshirë sulmuesit argjentinas, e njëjta gjë nuk mund të thuhet me siguri për Inter, Griezmann ka një fature të lartë ekonomike, aktualisht përfiton 17 milion euro në sezon.

Sport
Sport

Në Spanjë kanë një tjetër version, sipas të përditshmen “Sport”, Inter është rikthyer edhe një herë tek pista Arturo Vidal, një nga lojtarët e preferuar të Antonio Cotes por klubi ziklatër ndryshe nga Barcelona, nuk dëshiron të përfshij Vidal në çështjen Martinez, kërkon ta veçoj nga kjo negociatë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb