MOSKE– Rusia premtoi sot një përgjigje të ashpër ndaj sanksioneve të reja amerikane të miratuara kundër disa sipërmarrësve, kompanive dhe përgjegjësve të lartë rusë.

“Ne nuk do të lejojmë që sulmi aktual apo çdo sulm i ri kundër Rusisë të mbetet pa një përgjigje të ashpër”, deklaroi diplomacia ruse në një komunikatë.

Sanksionet e reja amerikane shënjestrojnë 38 persona dhe sipërmarrje që i shtohen 24 tashmë të prekura nga sanksionet e mesit të marsit si përgjigje ndaj akuzave për ndërhyrje në zgjedhje dhe shumë sulmeve kibernetike.

Këto janë sanksionet më të ashpra të marra nga administrata Trump që prej ardhjes në pushtet në fillim të vitit 2017.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb