Dueli i sotëm mes Real Madrid dhe Atletico Madrid pritej të dhuronte shkëndija në “Santiago Bernabeu”, por në fakt ka prodhuar vetëm një barazim pa gola në një ndeshje ku nuk munguan emocionet, por mungoi pikërisht rrjeta e tundur. Në pjesën e parë, Atletico iu afrua më shumë golit më anë të Griezmann dhe Diego Costa, por Thibaut Courtois tregoi se përse madrilenët kishin insistuar aq shumë për ta marrë, duke bërë pritje të shkëlqyera ndaj ish-skuadrës së tij. Në pjesën e dytë ishte më shumë ngulmues Reali, edhe pse pa Bale, i cili u dëmtua dhe mbeti në dhomat e zhveshjes pas pushimit. Asensio ishte ai që iu afrua më shumë rrugës së rrjetës, por ishte Oblak që shpëtoi skuadrën e Simeones. Në fund të dy skuadrat u desh të kënaqen me një barazim pa gola, por duke konfirmuar se nuk janë ende në formën e tyre më të mirë, sidomos Reali i cili po e vuan seriozisht mungesën e golit. (o.k/BalkanWeb)

https://www.youtube.com/watch?v=JK1FTbRkvDs

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb