Erling Haaland shihet nga pjesa më e madhe e europës si pasuesi i dyshes Messi-Ronaldo, nga të paktën në qarkullim, së bashku me Mbappe, i aftë të fitojë “Topin e Artë”. Sulmuesi i B.Dortmund është kthyer në objekt dëshirash nga shumë klube, duke parë cilësinë e tij, moshën e re dhe klauzolën e tij të largimit, 75 milion euro. Në Angli dhe në Spanjë kanë versione të ndryshe, flitet për një kalim të sigurt në Madrid, ku dhe vetë lojtari me sa duket preferon Realin ndërsa në ishull besojnë se klube si Chelsea, Man.United apo Man.City plotësojnë të gjithë kushtet për të bindur norvegjezin.

Haaland
Haaland

Pavarësisht këtyre detajeve, drejtuesit e klubit verdhezi janë të bindur se Haaland nuk do të largohet nga Dortmund, të paktën jo në fund të këtij sezoni: “Erlind dhe BvB janë simbole të një unionin që premton vazhdimësi. Për këtë jam i sigurt se do të vazhdojë të qëndrojë me ne edhe për sezonin e ardhshëm ku do të bëhet një lojtarë akoma më i fortë”, u shpreh Sebastian Kehl i cili nga 2022 do të jetë pasuesi i Michael Zorc në postin e drejtorit sportiv.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb