Real Madrid nuk ishte shumë aktiv në këtë merkato vere, kjo për disa arsye. Perez përqendroi të gjithë forcat te Mbappe, tratativë që në fund dështoi me yllin francez që vendosi të vijojë karrierën e tij te PSG. Nuk mund të lëvizte fuqishëm në një kohë kur ekipi i tij sapo kishte fituar Champions League. Situata pritet të ndryshojë shpejt pasi disa nga yjet e ekipit janë në fund të karrierës, lojtarë si Modric, Kroos apo edhe Benzema.

As
As

Duke nisur nga vera e ardhshme, Perez do të përpiqet të sjell në Madrid, Joao Cancelo-n. Presidenti i Real kërkon të sigurojë shërbimet e anësorit të Man.City ndërsa në 2024 planifikon t’i rrëmbejë Pep Guardiolës edhe Erling Haaland. Në atë vit, Haaland do të ketë një klauzolë largimi prej 180 milionë euro, shifër që Perez ka ndërmend ta paguaj për të siguruar në këtë mënyrë pasuesin e Benzema-s.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb