Me sulmin ndaj Nejmarit që dështoi këtë verë, Real Madrid ka ndryshuar objektiv, por jo qytet dhe as skuadër. Tashmë dëshira e çmendur e “Los Blancos” është një tjetër sulmues i Paris Sën Zhërmenit dhe për të Florentino Perez ka ndërmend të bëjë një sakrificë të jashtëzakonshme financiare.

Reali do Kilian Mbapen dhe ka bërë gati një ofertë të majme. Bëhet fjalë për një shumë prej 225 milionë eurosh për PSG-së dhe një pagë prej 35 milionë eurosh në sezon për sulmuesin e talentuar të përfaqësueses së “gjelave”. Lajmin e zbulon “El Chiringuito”, që ndër të tjera shton se për të bindur sheikun Naser Al Khaleaifi, ka bërë mënjanë dhe 50 milionë euro të tjera në formë bonusesh për një total prej 275 milionë eurosh! Emisioni i njohur spanjoll shkon më tej, duke theksuar se madrilenët kanë praktikisht në dorë akordin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: