Real Madrid ka bërë ofertën e fundit përfundimtare për Kylian Mbappe. 170 milion euro + 10 shtesa është shifra që jep Florentino Perez edhe pse pak më parë nga Stambolli, Presidenti i PSG u tregua i qartë se nuk donte ta mbante Mbappe.

Mediat spanjolle raportojnë se nënshkrimi pas kësaj oferte është shumë afër dhe PSG me Real Madrid në orët në vijim do të nënshkruajnë marrëveshjen.

Madje nga nesër pritet zyrtarizimi i Mbappe tek madrilenët teksa largimi i tij nga PSG me të gjitha gjasat do i hapë rrugë transferimit të Ronaldos në Paris.

Një gjë është e sigurt, që Mbappe do të largohet nga PSG brenda kësaj vere dhe klubi francez e konsideron të humbur talentin.

(BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb