Starti i këtij sezoni për Real Madrid nuk ishte siç e kishte menduar. Madrilenët kanë barazuar pa gola në Sociedad.

Kjo ishte ndeshja e parë e të besuarve të Zidane për këtë sezon, në rrugën për të mbrojtur titullin kampion.

Por duket se këtë vit sërish nuk do e kenë aspak të lehtë, teksa barazojnë me një ekip si Real Sociedad që vitin e kaluar arriti të mbajë vendin e gjashtë në La Liga.

Por duhet kujtuar se në këtë ndeshjes Real Madrid kishte 5 mungesa të rëndësishme në repartin ofensiv, Hazard, Vazquez, Asensio, Isco dhe Mariano Diaz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb