Real Madrid pësoi një humbje shokuese përballë Shakhtar, i pari nën akuzë ka përfunduar menjëherë trajneri Zinedin Zidane. Jo vetëm humbja në sfidën e parë në Champions por dhe starti i sezonit jo pozitiv në La Liga ka bërë që teknikun francez ta rrethojnë shumë hije dyshimi. Sipas mediave spanjolle, Zidane ka në dispozicion dy ndeshje për të ndryshuar fatin e tij, e para dhe më e rëndësishmja, “El Clasico” përballë Barcelonës dhe më pas ndeshja e dytë në Champions kundër B.Monchengladbach.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Atmosfera në radhët e madrilenëve nuk është aspak e qetë, pas ndeshjes kundër Shakhtar në dhomat e zhveshjes zbriti edhe presidenti Perez, si për të konfirmuar momentin jo që po kalon ekipi i tij. Pavarësisht se rikthimi i Zidane u pa si një bekim në shtëpinë e Realit, titulli dhe ajo që arritën sezonin e fundit duket një kujtim i largët, kërkohet një reagim i menjëhershëm, në të kundërt Zidane rrezikon shkarkimin ose një dorëheqje të sforcuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: