SPANJA

Milan mund të bëjë një goditje të madhe në merkato duke blerë Iscon nga Real Madrid. Fantazisti spanjoll nuk ka gjetur më hapësira në ekipin e Zidane teksa Real Madrid do ta shesë patjetër.

Kuqezinjtë kanë shprehur interes, por nuk dihet nëse përballojnë dot kërkesat e klubit dhe vetë Iscos.

Pavarësisht minutave, Isco sërish konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në Europë edhe pse është lënë në hije.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb