Mediat britanike kanë raportuar sot se Real Madrid po përgatit një ofertë stratosferike për ‘yllin’ e Tottenham, Harry Kane.

Sulmuesi i ‘spursave’ vetëm 1 muaj më parë nënshkroi kontratën e re 6 vjeçare me klubin ku do të përfitojë 17 mln euro në sezon, por pavarësisht këtij fakti Real Madrid është i bindur për ta transferuar në “Bernabeu”, sidomos pas largimit të Ronaldos.

“The Sun” shkruan se presidenti Fiorentino Perez është gati t’i ofrojë anglezëve sulmuesin Garreth Bale dhe 150 mln euro. Një ofertë stratosferikë që gjithsesi sipas këtij burimi do të refuzohet.

Arseyja është se te ‘spursat’ nuk kanë shumë besim te uellsiani, i cili ka dëshmuar të dëmtohet shumë shpesh. Nëse operacioni do të kryhej me sukses ky do të ishte një kthim në shtëpi për Bale që ka luajtur me Tottenham nga sezoni 2007 deri në 2013.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb