Real Madrid i ka idetë e qarta për këtë merkato vere. Profili që josh më shumë dhe që e ndjekin prej kohësh është i Kylian Mbappe, me francezin që është gjithnjë e më larg rinovimit të kontratës me PSG. Sipas “AS”: Perez dëshiron të transferoj në Madrid një yll të futbollit botëror, i aftë të sjell të ardhura nga fushatat publicitare, marketingu etj. Mbappe përfaqëson më së mirë këtë ide të presidentit, kampion bote në fuqi, një talent i pastër dhe një nga të paktit në qarkullim që mund të zëvendësojë dyshen Ronaldo-Messi.

Mbappe
Mbappe

Një objektiv tjetër po aq i rëndësishëm është edhe Erling Haaland, në dalje gjatë merkatos së verës. Perez është takuar edhe me përfaqësuesit e tij por për momentin, Mbappe mbetet preferencë e parë. Gjithnjë sipas “AS”, përjashtohet mundësia që të dy të transferohen brenda kësaj vere në Madrid, një operacion i tillë është shumë i kushtueshëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb