Real Madrid do të dëgjojë ofertat për të huazuar Eden Hazard gjatë verës. Shitja për momentin nuk shihet si opsioni i duhur, pasi vlera e tij është ulur ndjeshëm. Los Blancos preferojnë diku në një klub me emër që belgu të tregojë edhe njëherë vlerat e tij dhe pastaj ndoshta do ta shiste.

Hazard, tani 31-vjeç, nënshkroi për Realin tre sezone më parë për 90 milionë euro, por ka bërë vetëm 47 paraqitje me fanellën e bardhë. Ai supozohej të ishte galaktiku i ardhshëm i klubit, pasi kishte luajtur te Chelsea për disa vite, por në Madrid quhet dështimi më i madh.

Po cilat klube do të konsideronin ta merrnin atë në një marrëveshje huazimi gjatë sezonit sezonin e ardhshëm? Chelsea mbetet favorit, edhe për faktin se tifozët blu e duan dhe e njeh mirë ambientin londinez. Problemi i vetëm është situata te Blutë e Londrës me pronësinë.

Klubi i dytë është Newcastle. Pronarët e rinj duan të ndërtojnë një ekip konkurrues vitin e ardhshëm dhe eksperienca e Hazard do t’i ndihmonte shumë. Pastaj janë me radhë Manchester United, Bayern Munchen dhe Milan, me këta dy të fundit që nuk pranojnë me pagën aktuale që merr te Real Madrid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb