Prestigjozja “Marca” ka bërë një analizë interesante të Real Madrid, teksa transferimi i Reguilon dhe Marcos Alonso, që kanë shkuar respektivisht tek Atletico Madrid dhe Barcelona, kanë përforcuar klubet rivalë, dhe shifra arrin 340 milionë euro.

Edhe pse Carlo Ancelotti ka në dispozicion një numër të lartë lojtarësh të dalë nga akademia e Real Madrid, është po aq e vërtetë se janë të shumtë lojtarët me një të kaluar tek ekipet zinxhir të Real-it që kanë pasur sukses diku tjetër.

Përveç Reguilon dhe Marcos Alonso, mes emrave më të rëndësishëm janë edhe Hermoso, Marcos Llorente, Morata dhe Saul, sa për të përmendur më të rëndësishmit, që, ndër të tjera, janë në radhët e rivalëve të Atletico-s.

Por janë edhe Sarabia, Diego Llorente, Raul de Tomas ose ata të merkatos së fundit si Borja Mayoral, Miguel Gutierrez, Gila dhe Chust, por edhe Latasa dhe Antonio Blanco. Me pak fjalë, Real Madrid është një fabrikë e vërtetë talentesh që shpesh ndihmojnë më shumë klubet rivale…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb