Në vitin 2015, Cristiano Ronaldo siguroi se kishte ndërmend ta mbyllte karrierën e tij në një klub të madh, por në fund të vitit 2022 nënshkroi një kontratë shumë milionëshe me Al Nassr të Arabisë Saudite.

Megjithatë, aventura e tij në Lindjen e Mesme mund të përfundojë herët, pasi mediat angleze dhe jo vetëm flasin për një rikthim te Real Madrid.  Al Nassr e mori CR7 për një marrëveshje 200 milionë dollarëshe.

Arabia Saudite ka si synim kandidaturën për Lojërat Olimpike 2036 dhe Botërorin e Futbollit 2030. Pavarësisht nga të gjitha ato ngjarje, mund të mos jetë në gjendje të garantojë qëndrimin e yllit të futbollit për një kohë të gjatë.

Përshtatja me një vend me një kulturë kaq të mbyllur, barrierat gjuhësore dhe kufizimet e ligës vendase po bëhen një kombinim vdekjeprurës për Cristianon, i cili nuk mund të ambientohet dhe tashmë ka në sy datën e paketimit të valixheve për të emigruar në kryeqytetin e Spanjës.

Perez do t’i ofronte një pozicion si ambasador i klubit, apo edhe të ishte pjesë e organikës sportive. Portugezi nuk është gati të varë këpucët në gozhdë, ai do të donte të paktën edhe një sezon tjetër në fushë, jo detyrimisht çdo ndeshje titullar dhe nëse rendimenti i tij do të ishte i mirë, të vijonte më tej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb