Transferimi i Philipp Coutinho-s te Barcelona ka mërzitur tifozët e Realit të cilët nuk po shohin një yll botëror si braziliani të afrohet në ekipin e tyre. Mediat flasin se në merkaton e janarit njëri mes sulmuesit të Interit Mauro Icardi dhe anësorit Mohamed Salah do të shkojë në “Santiago Bernabeu”, por ndërkohë mësohet se për aftin kalimtar të verës është arritur një marrëveshje sensacionale.

Real Madrid raporthet të ketë arritur një marrëveshje me yllin e Chelsea, Eden Hazard, i cili do të transferohet te “Los Blancos” verën e ardhshme.

Sipas radios franceze “RMC”, palët kanë arritur marrëveshjen në këto orë. I njëjti stacion ka bërë të ditur para disa ditësh se emisarët e klubit madrilen dhe stafi i lojtarit janë takuar disa herë.

Belgu ka një kontratë deri në 2020-ën me Chelsea dhe ka refuzuar disa oferta për rinovim. Hazard nuk e ka fshehur kurrë adhurimin e tij për Zinedine Zidane dhe se ëndërron të veshë një ditë fanellën “blanca”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb