Lajme të këqia për Real Madrid në prag të Superkupës së Spanjës, që për herë të parë në histori do të luhet këtë mesjavë në Arabinë Saudite me një format ndryshe, ku marrin pjesë katër skuadra. “Los blancos” zbresin në fushë të mërkurën për gjysmëfinalen e parë kundër Valencia me shumë mungesa. Listës së gjatë të futbollistëve që Zidane nuk do të këtë në dispozicion i janë shtuar Karim Benzema dhe Gareth Bale.

Gettyimages 1071742484
Gettyimages 1071742484

Dy sulmuesit nuk kanë udhëtuar me ekipin për shkak të problemeve fizike. Gara për titullin kampion në La Liga është shumë e fortë dhe në klubin madrilen nuk duan të rrezikojnë. Në këtë mënyrë, si Benzema dhe Bale do të vazhdojnë rikuperimin në Spanjë. Mungesa e tyre zbeh ndjeshëm forcën sulmuese në skuadrën “merengues”, pasi edhe Eden Hazard ka shtyrë sërish rikthimin e tij në fushë, pas dëmtimit në ndeshjen e fundit të Champions League kundër Paris SG. Po ashtu, prej javësh, Zidane nuk mund të mbështetet edhe te lojtarë të tjerë të rëndësishëm si Asensio, James Rodrigues apo Marcelo, që gjithashtu vazhdojnë të jenë të dëmtuar.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb