Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo Vieira, do të përjetojë ceremininë e lamtumirës nga klubi të hënën, më 13 qershor, duke filluar nga ora 13:00. Një lamtumirë e denjë si për të gjitha legjendat e mëdha të historisë së “Los Blancos”.

Plotësisht e merituar për atë që ka dhënë në “Santiago Bernabeu” dhe ka fituar (5 Champions, ndër të tjera). Ai po largohet edhe si kapiten i skuadrës së Carlo Ancelottit. Braziliani, i cili në sezonin e fundit ka pasur pak peshë në skuadër, do të shoqërohet nga presidenti i klubit, Florentino Pérez, në një akt institucional nderimi dhe lamtumire.

Anësori brazilian, pasi kaloi një jetë në “Santiago Bernabéu”, tani dyshon se çfarë të bëjë, sepse ai dhe familja e tij janë të kënaqur në Madrid. Për momentin i kanë ardhur tri propozime (oferta). Ato janë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Turqia.

Kjo e fundit është destinacioni më tërheqës për shkak të futbollit më konkurrues, për shkak të pranisë tradicionale të brazilianëve atje dhe për shkak të mundësisë për të luajtur në garat evropiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb