Real Madrid e di se nuk mund të detyrojë asnjë nga lojtarët të largohen, por do të bëjë të qartë se opsioni më i mirë i karrierës së tyre është të shkojnë diku tjetër, si Luka Jovic, i cili pritet të transferohet te Fiorentina.

Kontratat e Isco, Bale dhe Marcelo kanë skaduar më 30 qershor pas një sezoni në të cilin të tre lojtarët në luajtur shumë pak. Me shtatë lojtarë kontratat e të cilëve skadojnë verën e ardhshme, Real Madrid shpresojnë që tre futbollistët e përmendur më lart të shërbejnë si shembull.

Dani Ceballos dhe Marco Asensio duan që të kenë më shumë hapësira, gjë që mund të jetë e vështirë të realizohet në Madrid sezonin e ardhshëm, ndërsa Mariano dhe Borja Mayoral janë informuar se nuk bëjnë më pjesë në planet e klubit.

Kroos, Nacho dhe Lunin janë tre të tjerët me kontratat drejt skadencës, por portieri ka nisur negociatat për rinovimin dhe drejtuesit shpresojnë që të afrojnë një marrëveshje të re shumë shpejt me mbrojtësin. Siç ka bërë të ditur Marca, gjermani ka refuzuar të rinovojë majin e kaluar duke preferuar të shikojë më parë rolin që do të ketë në ekip para se të thotë “po”.

Real Madrid ka 27 lojtarë në ekipin e parë, një numër i lartë që do të duhet të reduktohet. Nga këta 27 ka dy lojtarë që e dinë se do të largohen. Kubo dhe Reinier janë të vetëdijshëm se do të duhet të gjejnë një ekip të ri, duke parë se nuk janë komunitarë. Opsioni i brazilianit duket se është Benfica.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb