Pa shumë zhurmë dhe në fshehtësi të plotë, Real Madrid ka arritur të rrëmbejë një tjetër talent të futbollit brazilian. Sipas mediave iberike, klubi “los blancos” vazhdon të mendojë për të ardhmen, teksa ka siguruar shërbimet e Reinier, mesfushori 18 vjeçar i Flamengo, që konsiderohet si pasardhësi i Ricardo Kaka.

072338752 C23254ba 14a4 4b57 A99c F717670b9ac5
072338752 C23254ba 14a4 4b57 A99c F717670b9ac5

Duke qëndruar në atë që raporton e përditëshmja “Marca”, gjithmonë e mirë informuar me punët e Real, madrilenët do të shpenzojnë 30 milion euro për kartonin e futbollistit. Pritet vetëm zyrtarizimi, por marrëveshja është mbyllur dhe Reinier do të bashkohet me skuadrën “merengues” në datën 19 janar, pikërisht në ditën kur do të festojë ëshë 18-vjetorin e lindjes.

Poeeac3erbagnfftrfi7qvl44i
Poeeac3erbagnfftrfi7qvl44i

Me këtë goditje, klubi madrilen konfirmon projektin e tij për të ardhmen, pasi Reinier është futbollisti i tretë që vjen nga kombëtaret e moshave të Brazilit, pas Vinicius Junior dhe Rodrygo, të cilët tashmë janë integruar në skuadrën e drejtuar nga Zinedine Zidane. Ndërkohë, te Real po punohet edhe me merkaton në dalje. Nga Gareth Bale, te James Rodriguez dhe Isco, të shumtë janë lojtarët që pritet të largohen që në janar.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb