Janë mbushur 50 ditë që kur Eden Hazard la fushën I dëmtuar në ndeshjen e Champions kundër Paris SG. Që atëherë, futbollisti belg qëndron jashtë Real Madrid, ndërsa me shumë mundësi kështu do të jetë deri në fund të këtij muaji. Parashikimet negative vijnë nga e përditëshmja “Marca”, gjithmonë e informuar mirë për punët në klubin madrilen.

449101 01 05
449101 01 05

Sipas saj, Hazard ka tejkaluar çdo afat për rikuperimin, teksa nuk ka shenja se gjëndja e tij është përmirësuar. Krejt e kundërta. Sulmuesi vazhdon të ndjejë shqetësime dhe stafi mjekësor i ndruhet një regresi në gjëndjen e tij. Dyshimet e të përditëshmes madrilene mbështeten edhe në fakin se Hazard do t’i nënshtrohet të tjera testeve, që do të përcaktojnë një tjetër afat për rikuperimin dhe rikthimin e tij të mundshëm në fushën e lojës.

Hi Res 1b2a60478ef63cd48ffc52e3cf19dcb1 Crop North
Hi Res 1b2a60478ef63cd48ffc52e3cf19dcb1 Crop North

Gjithesi, ka pak mundësi që belgu të jetë në dispozicion të Zinedine Zidane për ndeshjet e mbetura të këtij muaji. Dëmtimet kanë qenë një problem i madh për Real Madrid gjatë pjesës së parë të sezonit, por “los blancos” vazhdojnë të jenë kompetitivë, madje duke fituar edhe një trofe të rëndësishëm si Superkupa e Spanjës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: