Si rrallë herë, fituesi i “Topit të Artë” këtë sezon nuk prodhoi polemika, Karim Benzema nuk kishte asnjë rival pas një sezoni fantastik.

Për të ndezur polemikat në rrjet u bë shkas një tjetër trofe, ai për ekipin më të mirë të vitit. Pavarësisht se Real Madrid fitoi Champions League dhe La Liga, klubi spanjoll u rendit në vendin e tretë, pas Liverpool dhe Man.City.

Ffs5u Cwaaiwbx
Ffs5u Cwaaiwbx

Ky vendim nuk është pritur mirë nga klubi i Real Madrid, fundja më të drejtë pasi në fushë i mposhti të dy këto ekipe. Fitues u shpall Man.City me ekipin e Guardiolës që fitoi vetëm titullin e Premier League, por kishin plotë 6 lojtarë të nominuar për “Topin e Artë”, 5 nga ekipi i meshkujve dhe një nga ekipi i femrave.

Ffs3nyqx0aanrrv
Ffs3nyqx0aanrrv

Portieri më i mirë u shpall Thibaut Courtois i Real Madrid.

Ffsyjbrwabi3ub6
Ffsyjbrwabi3ub6

Nuk doli duar bosh nga kjo ceremoni Robert Lewandowski, pasi iu mohua “Topi i Artë” dy vite më parë, Leva fitoi çmim Gerd Muller.

Ffsvillxoaitnrq
Ffsvillxoaitnrq

I pozicionuar i dytë në garën për “Topin e Artë”, Sadio Mane fitoi çmim Socrates, për angazhimin e tij në jetën sociale. Gavi i Barcelonës fitoi trofeun Kopa, si lojtari më i mirë i ri i vitit.

311984678 10161408059033274 5697000007687131081 N
311984678 10161408059033274 5697000007687131081 N

“Topin e Artë” për femra e fitoi Alexia Putellas e Barcelonës, duke fituar këtë çmim për të dytin vit radhazi, si asnjë herë tjetër më parë në futbollin e femrave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb