Një nga lojtarët që pritet të jenë mes protagonistëve të merkatos së ardhshme te verës është Jude Bellingham, talenti anglez që po shkëlqen në Bundesliga me Borussia Dortmund.

Mesfushori sulmues është një nga më të kërkuarit në merkato dhe për të janë vënë në lëvizje skuadrat më të mëdha të Kontinentit të Vjetër dhe gara pritet të jetë shumë e nxehtë.

Megjithatë, duket se njëra prej këtyre skuadrave duket se është vënë në lëvizje për të djegur konkurrencën dhe për të siguruar një nga lojtarët më të kërkuar të momentit. Në fakt, siç ka bërë të ditur prestigjiozja gjermane Bild, babai i Bellingham duket se është takuar me përfaqësuesit e Real Madrid në ditët e kaluara.

Mark Bellingham mësohet se është takuar me përfaqësuesit e Los Blancos në kryeqytetin spanjoll për të dëgjuar ofertën e Florentino Perez në pritje të merkatos së verës.

Mesfushori i Borussia Dortmund, gjithmonë sipas Bild, nuk ka marrë akoma asnjë vendim për të ardhmen e tij, me Liverpool-in dhe Manchester City-n që janë gjithashtu shumë të interesuara për të siguruar shërbimet e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb