Real Madrid është në pritje të caktimit të së ardhmes së lojtarëve të tillë si Ceballos, Marco Asensio, Mariano apo Jovic. Pasi të zgjidhet kjo çështje, kampionët e Spanjës do të vendosin nëse do të nënshkruajë apo jo me ndonjë tjetër, veçanërisht në sulm.

Nëse Jovic, Mariano dhe Borja Mayoral largohen, Real Madrid mund të mendojë për një sulmues. Për momentin kjo nuk ua prish gjumin drejtuesve të bardhë gjatë natës, duke pasur parasysh Rodrygo dhe Hazard i rilindur janë aty, në formë. Kështu, Salah dhe Dybala, të cilët kishin ëndërruar të mbërrinin në “Bernabeu”, nuk bëjnë pjesë në planet e “Los Blancos”.

E njëjta gjë nuk ndodh me Gnabry, i cili mund të largohet nga Bayern me një çmim të arsyeshëm. Real Madrid nuk e përjashton ardhjen e tij, ndonëse edhe këtë pistë nuk e konsiderojnë thelbësore. Lojtari që Carlo Ancelotti donte ishte Gabriel Jesus. Braziliani është gati të nënshkruajë për Arsenalin, jo sepse Real Madrid e përjashtoi, por nuk kishte zgjidhje tjetër, sepse nuk mund të nënshkruajë me ekstra-komunitarë të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb