Real Madrid nuk ndalet, pas ecurisë së mirë në kampionat, merr edhe trofeun e parë të në këtë vit. Los Blancos triumfuan 2-0 në finalen e Superkupës së Spanjës, duke mposhtur Athletic Bilbao.

Në finalen që u zhvillua në Arabinë Saudite, mjaftuan golat e Modric dhe Benzema për të sjellë trofeun, por fundi mund të ishte me drithërima për djemtë e Ancelottit ku për një prekje me dorë, Militao doli me të kuq dhe arbitri vërshëlleu penallti për baskët.

Te pika e bardhë u paraqit Raul Garcia, veterani i ekipit spanjoll, që vendosi të befasonte duke zgjedhur mesin. Por, Cortouois edhe pse u hodh nga e djathta e tij, me këmbën e majtë bëri pritjen e ditës!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb