Cilësohet e “ngrirë” tratariva për rinovimin e Sergio Ramosit me Real Madridin. Mbrojtësi dhe kapiteni i “Los Blancos” është në skandencë kontrate në qershor të vitit 2021 dhe klubi ende nuk ka dhënë asnjë shenjë për të biseduar me lojtarin sa i takon së ardhmes, raporton “AS”.

Reali i Madridit i ka lënë Ramosit të nënkuptojë se nuk e ka aspak me nxitim këtë punë për shkak të moshës së lojtarit, që në fund të kontratës aktuale do të jetë 35 vjeç. Por edhe nëse do të gjejnë dakortësinë për të vijuar, kontrata e re nuk do të jenë më e gjata se 12 muaj pasi Reali dëshiron ta shohë formën e tij vit pas viti.

Krejt ndryshe pozicionimi i Sergio Ramosit, që nga ana e tij shpreson të sigurojë një kontratë 2-vjeçare.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb