Një sfidë magjike e “Uefa Champion League” është luajtur në “Allianz Arena” ku Real Madrid ka fituar me përmbysje kundër vendasve të Bayern Mynchen. Gjermanët nuk kanë arritur të ruajnë avantazhin e pjesës së parë dhe në të dytën kanë humbur gjithçka.

Vidal në minutën e 25-së ka zhbllokuar ndeshjen me një gol të bukur me kokë por një penallti e humbur në të 44-ën pritet t’i rëndojë shumë kilienit pasi Real me fillimin e pjesës së dytë iu ka bërë ‘gjëmën’ kampionëve të Bundesligës.

Ronaldo në harkun e 30 minutave, ekzaktësisht në të 47-ën dhe 77-ën ka përmbysur i vetëm rezultatin duke i dhënë një fitore të merituar Realit që hedh një hap të rëndësishëm në gjysmëfinale.

Goal Cristiano Ronaldo ~Bayern Munchen 1-2 Real… by worldtvhd1
Javi Martinez ndikoi jo pak pasi në minutën e 61 u largua nga fusha pas dy kartonëve të verdhë.

Pavarësisht rezultatit, sfida e kthimit që luhet një javë më pas në “Bernabeu” mbetet e hapur.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb