Real Madrid vijon me oshilacionet në ndeshjet e fundit. Të besuarit e Carlo Ancelottit sot shmangën humbjen në shtëpi me modestët e Elche, teksa vetëm në 92’ arritën të gjenin golin e barazimit 2-2.

Duhet të ndodhte një ditë dhe ndodhi sot! Karim Benzema ka humbur penalltinë e tij të parë me Rel Madrid dhe e bëri sot pasdite ndaj Elche. Dhe sikur të mos mjaftonte, skuadra e Ancelottit e mbylli pjesën e parë në humbje 0-1 ndaj ekipit mik që shënoi me anë të Boye në minutën e 42-të.

Në pjesën e dytë në fushë ishin vetëm vendasit e Real, por për habinë e të gjithëve, janë miqtë që shënojnë sërish në 76-të me Milla. Lons Blancos gjejnë forca dhe në 82’ Modric ngushton në 1-2 nga pika e bardhë e penalltisë.

Për të shmangur humbjen mendoi Militao, që realizoi në minutën e 92-të pas asistit të Vinicus. Real tentoi përmbysjen e madhe, por nuk ia doli në ato pak minuta që kishte në shtesë pas barazimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb