TIRANË- Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj drejtuesve të klubit pas ndryshimeve që po bëhen çdo sezon në skuadër.

Ai është shprehur për mediat se nuk është i kënaqur kur vit pas viti shiten lojtarë dhe transferohen të rinj, pasi beson se duhet kohë për t’u përshtatur.

“Nuk më pëlqen fare kur skuadra bën ndryshime, shet ose blen lojtarë çdo sezon, pasi besoj se me shume kemi nevoje që të përshtatemi me njëri-tjetrin dhe me trajnerin”, ka deklaruar Ronaldo.

“Kryesorja për mua është që të luajmë sa më shumë së bashku që të përmirësohemi individualisht dhe kolektivisht”, ka theksuar portugezi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: